Të padukshmet

1400 Lekë
"Ky roman është rrëfimi i një historie vërtet të jashtëzakonshme, në një epokë kur lufta mes perëndimit dhe lindjes kish arritur kulmin. Shumë prej nesh e kanë lexuar “Doktor Zhivagon” e shkrimtarit rus Boris Pasternak, por pak e dinë historinë e botimit të këtij romani. Autorja Lara Prescott, që ka marrë emrin pikërisht nga protagonistja e “Doktor Zhivagos” vendos të na rrëfejë komplotin e fshehtë të CIA-s për botimin e këtij romani jashtë ish-BS dhe dërgimin e tij mu në zemër të Moskës. Aty ndërthuret e rrëfehet edhe historia e paligjshme e dashurisë mes Pasternakut dhe Olga Vsjevollodovnës, e cila përfundoi edhe në Gulag për këtë shkak. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, dy vajza, në dukje më se të zakonshme, daktilografiste në CIA, zgjidhen mes shumë të tjerash dhe u besohet misioni më i lartë i jetës së tyre: të nxjerrin dorëshkrimin e romanit “Doktor Zhivago” nga Bashkimi Sovjetik, ku askush nuk guxon ta botojë, dhe të bëjnë të mundur që vepra madhore e Pasternakut të përhapet në të gjithë botën. Selli Forrester, joshëse dhe e sofistikuar, është një spiune eksperte që dhuntinë për mashtrim e ka përsosur përmes forcës së saj tërheqëse dhe hireve të mrekullueshme për t’u nxjerrë në shesh sekrete nga më të mëdhatë burrave të fuqishëm. Ndërsa Irina është krejt rishtare në këtë punë, por nën kujdesin e Sellit, mëson shumë shpejt si të fshihet e të bëhet e padukshme dhe të arrijë të nxjerrë jashtë vendit dokumente të rezervuara. Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”. “Të padukshmet” është rrëfimi i një epoke të trazuar dhe i një aventure të jashtëzakonshme njerëzore, sentimentale dhe letrare. Homazh për një kohë kur “pandehnim se letërsia mund të ndryshonte rrjedhën e historisë”."
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Gjergj Kaftani
ISBN: 978-9928-310-62-0
Pesha: 481 g
Numri faqeve: 389

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Lara Prescott

Cmimi

1400 Lekë

ISBN

978-9928-310-62-0

Kategoria

Botime letrare

Përkthyesi

Gjergj Kaftani

Titulli origjinal

The secrets we kept

Viti botimit

2021

Pesha

481 g

Numri faqeve

389

Recensione