Kafshët

700 Lekë

“Kafshët” e Miguel Torga-s është një univers i skicuar në 14 tregime, ku njerëz e kafshë bashkëndajnë karakteristikat, si edhe peripecitë e jetës, duke ngritur pyetje thelbësore mbi shoqërinë dhe vetë ekzistencën. Ky klasik i letërsisë portugeze, u botua për herë të parë më 1940-n. Secili nga 14 tregimet ka një personazh: një kafshë të humanizuar apo një njeri që është thuajse kafshë dhe të gjithë jetojnë në luftë me natyrën, Zotin apo me veten. Të ndryshëm mes veti në veçantitë e tyre, këto “bishëza”, kafshë e njerëz, janë të gjithë në të njëjtën “Barkë të Noes”, toka amë, të vëllazëruar në një luftë të njëllojtë për jetën e për lirinë. Historitë e tyre përfaqësojnë dilema shumë njerëzore. Në këtë libër, njeriu është një kafshëz më shumë mes të tjerëve e nuk zë një vend të privilegjuar në krijim. Për Miguel Torga-n, evolucioni e largoi Njeriun nga natyra, duke e dënuar me humbje dhe udhëton me “kafshëzat” në kërkim të thelbit të tij të pazbutur, të pastërtisë së instinktit, duke vendosur në pikëpyetje Zotin, lirinë, shoqërinë dhe marrëdhënien e individit me to. “Barka e Noes” e Torga-s, në secilën histori, sjell si personazh kryesor, një kafshë në luftë me elementet e natyrës, Zotit apo Njeriut. 14 tregimet e librit janë: Neroni, një qen i vjetër gjuetie; Magoja, macja e dënuar me dashurinë e Dona Saneias; Madalena, kushtet e rezistencës së një gruaje; Morgadoja, mushka të cilit i bën padrejtësi i zoti; Bamboja, bretk që njihte shkencën e jetës; Tenorio, një gjel i torturuar nga dilemat; Jezui, i Biri i Zotit në çdo mrekulli jete; Çiçikallja, një gjinkallë në formimin e vetes; Ladino, harabeli tinëzar; Ramiro, natyrshmëria e dhunës; Zioshi (Farrusko), mëllenja gazmore; Miura, demi me madhështi morale; zoti Nikolau, njeriu-insekt mes insekteve dhe Visente, korbi në përballje me Krijuesin.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-310-74-3
Pesha: 205 g
Numri faqeve: 132

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Miguel Torga

Cmimi

700 Lekë

ISBN

978-9928-310-74-3

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Përkthyesi

Suadela Balliu

Titulli origjinal

Os Bichos

Viti botimit

2021

Pesha

205 g

Numri faqeve

132