Libri i minifabulave

500 Lekë
“Libri i minifabulave” i shkrimtarit dhe eruditit Dr. Moikom Zeqo ka lindur përgjatë pandemisë së koronavirusit nga amaneti i Moikomit që mbesa e tij Pandora, vajza e të birit Epidamn, të mësojë shqip nëpërmjet fabulave dhe vjershave të shkruara nga gjyshi saj. Kur Moikomi ndërroi jetë më 15 Qershor 2020, Epidamni mori vendimin për krijimin e Institutit “Moikom”, dhe që vajzës së tij t’i fliste dhe lexonte vetëm në shqip, edhe pse jeton në Amerikë. Por fabulat, vjershat, tregimet, dhe legjendat të shkruara nga Moikomi s’ishin ende të ilustruara. Tashmë minifabulat e Moikomit, të përzgjedhura për këtë botim, shoqërohen me ilustrimet origjinale e plot jetë në akuarel, tejet tërheqëse për fëmijët dhe prindërit, të krijuara nga artistja Enkeleida Ester Prifti, e diplomuar në Universitetin e Shën Petersburgut, Rusi. Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar "Gjyshi Moikom". Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, edukatorë e mësues, do të mund të rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri.
Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-310-63-7
Pesha: 218 g
Numri faqeve: 40

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Moikom Zeqo

Cmimi

500 Lekë

ISBN

978-9928-310-63-7

Kategoria

Botime për fëmijë dhe të rinj

Viti botimit

2021

Pesha

218 g

Numri faqeve

40

Recensione