Rizgjimi i gjigantëve (Geri Hop 2)

1000 Lekë
Roman fantazi për fëmijë Këshillohet për fëmijët nga 9-12 vjeç. “Rizgjimi i gjigantëve” është vijimi i librit “Udhëtimi i gjatë i Geri Hopit”. Muzika mbush me gaz e hare ceremoninë e paqes midis verrotëve dhe fiderbëve. Ura Akor ndriçohet nga shandanë bronzi dhe të gjithë vallëzojnë të lumtur. Veçse Gerri Hopi ka parë një ëndërr. Një ëndërr të keqe, ku ishulli i Hunias helmatisej. Tregtari famëkeq e shpirtkazmë Kornelius Gunterofi, i arratisur nga burgu i Besias bashkë me të burgosur të tjerë, ia beh paftuar në ceremoni, duke sjellë amfora plot me pluhur të kuq, një helm vdekjeprurës. Një hordhi kriminelësh të armatosur me heshta e shpata bën kërdinë mbi qytetarët. Pasi rrëmbejnë Gerin, Alinën, vogëlushen Eli dhe shamanin Gropiùs, Korneliusi dhe lakenjtë e tij shtien në dorë një shqiponjë Sqepgrremç për të fluturuar drejt Hunias dhe për të shtënë në dorë natyrën magjike, duke siguruar kësisoj sundimin mbi dy popujt. Por jo larg prej aty ndodhet një tokë e panjohur, e banuar nga një popull paqësor: Gjigantët. Një tokë e begatë ku Geri dhe miqtë e tij do të përpiqen me mish e me shpirt për të shpëtuar Hunian dhe paqen.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Agim Doksani
ISBN: 9789928310842
Pesha: 406 g
Numri faqeve: 216

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Moony Withcher

Cmimi

1000 Lekë

ISBN

9789928310842

Kategoria

Botime për fëmijë dhe të rinj

Përkthyesi

Agim Doksani

Titulli origjinal

Il risveglio dei giganti

Viti botimit

2021

Pesha

406 g

Numri faqeve

216

Recensione