Ne, fëmijët e kopshtit zoologjik të Berlinit

1500 Lekë

BESTSELLER NDËRKOMBËTAR QË KA SHËNUAR NJË BREZ TË TËRË! I pajisur me fotografitë reale të protagonistëve të historisë, vendeve ku mblidheshin, diskotekave dhe udhëkryqeve ku ishin të detyruar të prostituonin. Ky libër është një autobiografi e jashtëzakonshme e Christiana Vera Felscherinow-it dhe adoleshentëve të tjerë të Berlinit perëndimor, në fund të viteve 1970. Libri u botua për herë të parë më 1979 nga gazetarët gjermanë K. Hermann dhe H. Rieck dhe nga protagonistja Christiane Vera Felscherinoë. Ai lindi nga një sërë intervistash që gazetarët zhvilluan për rreth dy muaj me Christiane-n, e cila në atë kohë ishte e akuzuar dhe dëshmitare në një gjyq, që përfundoi në qershor 1978 me dënimin e saj për përdorim droge dhe prostitucion. Romani ngjalli reagime të shumta në të gjithë botën, për shkak të moshës shumë të re të protagonistëve të përfshirë në xhiron e varësisë nga droga dhe në prostitucion. Vajzat dhe djemtë ishin futur në kthetrat e drogës qysh në moshën 12-vjeçare dhe nevoja për të siguruar paratë për blerjen e drogës i detyronte edhe të prostituonin. Kështu, Kristiana F. është katërmbëdhjetë vjeçe. Ka një baba të dhunshëm dhe një nënë të paaftë për ta mbrojtur. Një histori droge, prostitucioni dhe dhune. Në moshën katërmbëdhjetëvjeçare, provon për herë të parë alkoolin, hashashin dhe LSD-në dhe gjithë përvojat e saj janë përshkruar me imazhe evokuese. Që Kristina do të bëhet pre dhe e varur nga heroina ndihet qysh në faqet e para të librit dhe ndjesia e diçkaje tragjike dhe të pashmangshme mbizotëron në çdo fjalë të sajën. Kristiana rrëfen pamjen e zymtë të prostitucionit dhe xhiros së ndyrë të drogës rreth e përqark stacionit të metrosë të Kopshtit Zoologjik të Berlinit, por lexuesit do të shohin edhe sensin e komunitetit që zhvillohet mes Kristianës dhe miqve të saj. Pikiata e saj e shpejtë drejt abuzimit me heroinën dhe prostitucionit është tronditëse, por mërzia, nevoja për t’u pranuar nga të tjerët, rreziqet drithëruese, madje edhe fiksimet muzikore që mbushin jetën e Kristianës janë të njohura për shumë lexues. Ky portret i luftës së Kristianës nuk është vetëm beteja e saj kundër varësisë nga heroina, por është historia e një adoleshenteje që kërkon të gjejë vetveten dhe vendin që i takon në këtë botë. Më 1981, romani u ekranizua me të njëjtin titull dhe filmi pati po aq sukses sa dhe libri. Gjithashtu, më 2021, në Amazon Prime është shfaqur një serial me tetë seri bazuar mbi këtë libër, por pajisur edhe me episode të tjera aktuale.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 978-9928-371-03-4
Pesha: 351 g
Numri faqeve: 364

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Christiane F.

Cmimi

1500 Lekë

ISBN

978-9928-371-03-4

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Europa Krijuese

Koleksioni

Skandal

Përkthyesi

Marsela Likaj

Titulli origjinal

Wir Kinder Vom Bahnhof Zoo

Viti botimit

2022

Pesha

351 g

Numri faqeve

364