Gjithë jeta që mbetet

1400 Lekë
Gjithë jeta që mbetet” fillon me ditën e fundit të jetës së mëparshme. Jeta e mëparshme ishte pothuajse e përsosur, në papërsosmërinë e saj. Familja Ansaldo përbëhej nga dy prindër të dashuruar me njëri-tjetrin, edhe pse në moshë të mesme, dy fëmijë të lumtur, sipas mënyrës së tyre, dhe një mirëqenie ekonomike që nuk shkaktonte as marramendje e as vuajtje. Familja Ansaldo pluskonte në një përditshmëri mesatare, pothuajse të mërzitshme, që mund të synohet nga shumëkush. Derisa drama i fshikullon dhimbshëm, thershëm dhe pa kthim. Jeta vazhdon dhe këtu rrëfehet, jo vetëm ajo çka mbijeton pas dhembjes, por çka që duhet të mësojmë të rikrijojmë pas tragjedisë. Është jeta që vijon përmes vuajtjeve dhe dështimeve, jeta që gjen gjithnjë një mundësi të rilindë edhe atëherë kur gjithçka ngjan e humbur. Ky roman flet për shëlbim,ngushëllim dhe dashuri. Në dhembjen më mizore gjendet gjithnjë një mundësi për t’u ringritur. Jeta vazhdon të regëtijë nën syprinën e ditëve të errëta, si një premtim i brishtë, por qëndrestar ringjalljeje. “Gjithë jeta që mbetet” është një roman i ëmbël, i dhembshëm, intim dhe koral, që eksploron mekanizmat e turpit dhe të zisë, por mbi të gjitha të dashurisë dhe të përkujdesjes dhe i nxjerr në pah me një delikatesë të mahnitshme.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Agim Doksani
ISBN: 978-9928-838-11-7
Pesha: 463 g
Numri faqeve: 428

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Roberta Recchia

Cmimi

1400 Lekë

ISBN

978-9928-838-11-7

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Letërsi bashkëkohore

Përkthyesi

Agim Doksani

Titulli origjinal

Tutta la vita che resta

Viti botimit

2024

Pesha

463 g

Numri faqeve

428

Recensione

Është një histori dashurie, një roman policesk, një sagë familjare plot intriga dhe sekrete, me marrëdhënie të koklavitura dhe shumë suspansë. Një rrëfim dhembjeje dhe dhune. Por mbi të gjitha është një histori shprese, shpresë për “Gjithë jetën që mbetet”.

Il Recensore