Pas një operacioni që duhej të ishte fare i thjeshtë, Lusi Barton fillon ta marrë veten dalëngadalë. E ëma, me të cilën nuk ka folur prej vitesh, vjen që ta shohë. Në një dhomë spitali në zemër të Manhatanit, përpara vezullimit të qiellgërvishtësit Chrysler që ngrihet përtej dritares, dy gratë kuvendojnë gjatë. Ndonëse lidhja e tyre dukej e prerë, rrjedha e fjalëve ndoshta mund të shuajë zhurmën shurdhuese të gjërave të pathëna. Thashetheme të vogla për njerëz nga fëmijëria e Lusit, duket se i lidhin sërish, por nën sipërfaqe fshihen tensionet dhe dëshirat që kanë karakterizuar çdo aspekt të jetës së Lusit: arratia e saj nga familja e trazuar, pasioni për t’u bërë shkrimtare, martesa, dashuria për dy vajzat e saj. Në atë dhomë spitali, për pesë ditë e net, dy gratë nuk janë gjë tjetër veçse gjëja më e lashtë, më e rrezikshme dhe më prekëse në botë: nënë e bijë që kujtohen sa e duan njëratjetrën.
: Më quajnë Lusi Barton
800 Lekë
Përshkrimi