Botime PEGIBotime PEGI

Dritë e zbehtë mbi kodra

Kazuo Ishiguro • 2021

Dritë e zbehtë mbi kodra

1000 Lekë
ISBN: 978-9928-310-55-2
Faqe: 228
Viti: 2021
Përkthyes: Gentiana Kasemi
“Dritë e zbehtë mbi kodra” (1982) është romani i parë i shkrimtarit nobelist Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Winifred Holtby, dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë. Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar. Ishte vera e miqësisë së saj të shkurtër dhe enigmatike me Sashikon, fqinjën e saj, dhe koha kur u njoh me të bijën e Sashikos, Marikon, një vogëlushe tejet të traumatizuar. Si një Madam Butterfly, Sashiko pret një dashuri, një nisje që nuk do të mbërrijë kurrë, teksa e bija zhytet në ankthin e kujtimeve tepër të vrazhda. Përvojat jetësore të dy grave rendin paralelisht me njëra-tjetrën dhe shkrihen njësh, pa e kuptuar se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, përmes kujtesës, që s’mund t’i zësh besë, të Etsukos. “Dritë e zbehtë mbi kodra” është cilësuar si një roman plot finesë mbi ndrydhjen e emocioneve dhe të ndjenjave, i lidhur ngushtë me rëndësinë e së shkuarës në kuptimin e së tashmes.
Nuk ka recensione.