Botime PEGIBotime PEGI

Krom dhe luledele

Elsa Skënderi • 2019

Krom dhe luledele

700 Lekë
ISBN: 978-9928-310-02-6
Faqe: 161
Viti: 2019
“Krom dhe luledele” është një prozë plot xixëllima (ashtu si gurët e kromit, që kanë vlerë tjetër e janë më të rëndë midis gurëve të zakonshëm). Gjuha e (auto)rrëfimit në këtë tekst është gjuha plot sharm, ironi, përsiatje paradoksale e tautologji infantile me përshkrime të imëta lirike e poetike, detaje skrupuloze, skena e situata të thukëta, të përcjella me vetëpërmbajtje ironike e koprraci të ndershme. Dominantja e këtij ligjërimi është letrariteti i spikatur, që e lejon autoren të çajë thellë në aventurën e saj të rizbulimit të Kohës dhe Gjuhës, për të ringjallur edhe një herë rrjedhën e viteve, qenien e vet të dikurshme brenda asaj guaske molusku, që tashmë qëndron aty, endur me rrathë të sedeftë.
Nuk ka recensione.