"ELSA SKËNDERI RAKIPLLARI lindi më 25 maj 1990, në Dibër. Kreu studimet e larta universitare në degët Gjuhë-letërsi dhe Drejtësi. Studimet pasuniversitare i kreu për Gjuhësi në Universitetin e Bergenit, në Norvegji. Ajo mban titullin Doktor shkencash në Gjuhësi dhe që prej vitit 2014 është pedagoge në Departamentin e Gjuhës shqipe, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, në Universitetin e Tiranës. Elsa është autore dhe bashkautore e teksteve universitare ""Analizë kritike rreth diskursit politik në ballkan"", ""Shqipja.al -niveli C1"", si dhe e disa teksteve parauniversitare si ""Gjuha shqipe 11"", ""Letërsia 11"" dhe ""Gjuha shqipe 12"". Ajo është gjithashtu autore e një sërë kumtesash të mbajtura në konferenca shkencore brenda e jashtë vendit. Ka botuar në vijimësi artikuj të shumtë shkencorë, publicistikë dhe letrarë.
"