
Nelson Mandela Portret në foto e fjalë
Nelson Mandela • 2013
Nelson Mandela Portret në foto e fjalë
Autor:Nelson Mandela
800 Lekë
ISBN: 978-9928-4197-2-9
Faqe: 139
Viti: 2013
Përkthyes: Anxhela Cikopano
Një album i përzgjedhur me foto, citime nga ditari personal i Nelson Mandela-s dhe opinione të personaliteteve të larta ndërkombëtare, tashmë në të gjitha libraritë! Ky portret me foto dhe fjalë na shpalos jetën dhe kurajën e pamasë të një individi të jashtëzakonshëm, jeta e të cilit ka aftësinë të na frymëzojë, të na prekë e të na motivojë.
Me një format tërheqës dhe të thjeshtë, ky libër ka për qëllim të na
prezantojë Nelson Mandelën, nëpërmjet fjalëve të tij të mençura, imazheve
goditëse të jetës dhe sendeve të tij personale, si edhe opinioneve të shumë të
tjerëve, të marra nga burime të palexuara më parë. I nderuar nga gjithë bota
për guximin e jashtëzakonshëm dhe forcën e tij morale, Nelson Mandela
konsiderohet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij
ndikoi më shumë se çdokush tjetër në fitoren e idealeve të lirisë, të barazisë
dhe të demokracisë në mbarë botën.
Jeta e Nelson Mandela-s është historia e njeriut që i bëri ballë cinizmit dhe
dëshpërimit që aq shpesh mundojnë botën. Nga një i burgosur u bë njeri i
lirë; nga një figurë luftëtare u bë një zë i apasionuar për pajtimin; nga
udhëheqësi i një partie u bë presidenti i një vendi të tërë dhe i hapi rrugën
demokracisë dhe zhvillimit. Ai ka bërë aq shumë për të ndryshuar vendin e
tij, edhe botën, sa është e vështirë ta përfytyrosh historinë e këtyre dekadave
të fundit pa të.
- Barack Obama
Sa herë që Mandela hyn në dhomë, ne të gjithë ndihemi pak më të
mëdhenj, duam të ngrihemi në këmbë, ta duartrokasim, sepse duam të jemi
pikërisht si ai, në ditën tonë më të mirë.
- Bill Clinton

Shiko te Bukinisti