Botime PEGIBotime PEGI

Nina dhe arka e dritës

Moony Withcher • 2017

Nina dhe arka e dritës

600 Lekë
ISBN: 978-9928-248-29-9
Faqe: 326
Viti: 2017
Përkthyes: Agim Doksani
Libri u mbyll befas dhe sërish tryeza u drodh e tëra, aq sa Salia mezi arriti të mbahej pas një gozhde që dilte nga muri. Vogëlushja e Hënës së Gjashtë ia nguli sytë kopertinës së praruar të librit magjik: – Çpo ndodh kështu? Çfarë djallëzie ka në mendje Karkoni? E di që do të më vrasë, por më shumë më bren frika mos ia nxjerr inatin ndonjërit prej miqve të mi. Një lumë mendimesh iu dynd në mendje: nuk e dinte nëse Konti po organizonte një kurth për numrin 8 apo ishte thjesht gënjeshtra e radhës e Livios. Befas, ndjeu një pickim në pëllëmbën e dorës së djathtë: nishani në formë ylli po kullonte gjak. Piklat ranë si shi mbi dysheme duke e njollosur me të kuqe kapakun e kapanxhës. – Gjak! Ylli im është i zi dhe i përgjakur! Do të ndodhë vërtet diçka e tmerrshme!
Nuk ka recensione.