
Nina dhe arka e dritës
Author:Moony Withcher, 2017
600ALL
- Translator
- Agim Doksani
- Number of pages
- 326
- ISBN
- 978-9928-248-29-9
Libri u mbyll befas dhe sërish tryeza u drodh e tëra, aq sa Salia mezi arriti të mbahej pas një gozhde që dilte nga muri.
Vogëlushja e Hënës së Gjashtë ia nguli sytë kopertinës së praruar të librit magjik: – Çpo ndodh kështu? Çfarë djallëzie ka në mendje Karkoni? E di që do të më vrasë, por më shumë më bren frika mos ia nxjerr inatin ndonjërit prej miqve të mi.
Një lumë mendimesh iu dynd në mendje:
nuk e dinte nëse Konti po organizonte një kurth për numrin 8 apo ishte thjesht gënjeshtra e radhës e Livios.
Befas, ndjeu një pickim në pëllëmbën e dorës së djathtë: nishani në formë ylli po kullonte gjak. Piklat ranë si shi mbi dysheme duke e njollosur me të kuqe kapakun e kapanxhës.
– Gjak! Ylli im është i zi dhe i përgjakur!
Do të ndodhë vërtet diçka e tmerrshme!
