
Spiuni që u kthye nga i ftohti
John Le Carré • 2020
Spiuni që u kthye nga i ftohti
Autor:John Le Carré
1000 Lekë
ISBN: 978-9928-310-16-3
Faqe: 126
Viti: 2020
Përkthyes: Gjergj Kaftani
Në orët e para të mëngjesit të 13 gushtit të vitit 1961, trupat e Gjermanisë Lindore mbyllën
me tel gjembaç sektorët perëndimorë të Berlinit dhe i ndanë me një mur që nisi të ngrihej
rishtas. Muri (germa nistore e madhe iu ngjit fjalës pothuaj aty për aty) do të qëndronte në
këmbë plot 28 vjet e do të frymëzonte kërcënime të fuqishme ideologjike si vringëllimë
kordhe, akte të panumërta heroizmi (që në të shumtën e rasteve rezultuan të kota), një simbol
sintetizues për projekte filmike, si dhe një vepër të vyer letrare që i ka bërë vend vetes me
popullaritetin e fituar. John le Carré ka thënë se ideja për “Spiunin që u kthye nga i ftohti” i
lindi pasi shkoi enkas nga Boni për të parë Murin dhe, ç’është e vërteta, asnjë Botim tjetër
nuk rezulton të jetë i lidhur aq ngushtësisht me të – linja e rrëfimit të romanit nis e përfundon
tek ai mur, ku krahët e shtrirë të Limasit s’mund të jenë veçse shëmbëlltyra ikonike e Luftës
së Ftohtë. Romani “Spiuni që u kthye nga i ftohti” i shkrimtarit britanik John Le Carré,
botuar për herë të parë më 1963, është shndërruar tashmë në një klasik. Me njohuritë e tij të
pakrahasueshme, mbledhur nga përvoja disavjeçare në radhët e Shërbimit të Fshehtë
Britanik, Le Carré hedh dritë mbi marrëdhëniet e errëta të spiunazhit ndërkombëtar gjatë
periudhës së Luftës së Ftohtë. Në hijen e Murit të porsangritur të Berlinit, Alek Limas shikon
t’i vritet edhe agjenti i fundit nga ushtarët e Gjermanisë Lindore. Për Limasin, një agjent
britanik në Berlin, Lufta e Ftohtë ka mbaruar. Teksa pret të dalë në pension ose më keq
akoma, t’i japin një punë të rëndomtë zyre, Kontrolli, kreu i Shërbimit, i jep një mundësi të
rrallë për t’u hakmarrë. Limasi duhet të mveshë rolin e një agjenti perëndimor të zhgënjyer
dhe të orvatet të futet në radhët e Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore me qëllim rrëzimin
e kreut të tij, Mundtit. Loja e dyfishtë, rreziku, zgjuarsia, gjakftohtësia, lufta e ftohtë mes dy
kampeve armike deri në vdekje janë përshkruar me mjeshtëri nga John Le Carré. Në veprën e
tij të jashtëzakonshme, historia e spiunazhit është një rrëfim i guximshëm dhe i tmerrshëm
për njerëz që kanë mbetur peng të politikës përtej asaj çka imagjinonin.

Shiko te Bukinisti