John Le Carré ka lindur më 1931. Ka studiuar në universitetet e Bernës dhe Oksfordit.
Gjatë Luftës së Ftohtë ka qenë pjesë e Shërbimit të Fshehtë Britanik. Në 1960-ën e transferuan në Agjencinë e Zbulimit, M16, dhe ka punuar nën petkun e “sekretarit të dytë” në ambasadën britanike në Bon.
Gjatë kësaj periudhe, zbuloi pasionin e tij për të shkruarin, duke botuar disa romane.
Shumë prej veprave të tij janë ekranizuar, si “Spiuni që u kthye nga i ftohti”, “Rrobaqepësi i Panamasë”, “Teneqexhi, rrobaqepës, ushtar, spiun”.
John Le Carré është një prej shkrimtarëve më të frytshëm të brezit të tij dhe vijon të shkruajë edhe sot e kësaj dite vepra të rëndësishme.