
Ana e errët e Merit
1,000ALL
- Number of pages
- 244
- ISBN
- 978-9928-310-34-7
"Drita ndaj errësirës. E bardha ndaj të zezës. E mira ndaj së keqes.
Cila do të mbizotërojë?
Rrëfimi ndërtohet rreth një boshti fillimisht të padukshëm. Ngjarjet fillojnë paqësisht e papritur, marrin një rrjedhë të vrullshme e surprizuese.
Dilemat ekzistenciale shërbejnë si një çelës për të zbërthyer misteret që shpërfaqen ngadalë e që shumohen pak nga pak. Gjithkush mund ta gjejë sadopak veten te ngjarjet e dhimbshme që gërshetohen natyrshëm, teksa pafajësia përballet me padrejtësinë. Vlerat, dinjiteti dhe morali, nëpërkëmben, ndërsa meskiniteti, xhelozia dhe dyfytyrësia triumfojnë.
Ky realitet, sa i hidhur, aq edhe grotesk, përshkon rrjedhën e ngjarjeve të këtij libri.
Thirrja e autores përmes radhëve, sikur kërkon të ringjallë mirësinë, duke shpresuar në ekzistencën e arsyes dhe të ndërgjegjjes njerëzore. Tabloja që autorja kërkon të ravijëzojë me penelatat e shpresës, është vizioni që gjithsesi shndrit në horizontin gri."
