
Gruaja e thyer
Author:Simone de Beauvoir, 2014
700ALL
- Translator
- Amantia Kapo
- Number of pages
- 273
- ISBN
- 978-9928-175-00-7
Me këto tre histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore.
Në “Koha e maturisë”, një profesoreshë e suksesshme dhe lumturisht e martuar e gjen veten gjithmonë e më të pakënaqur për shkak të tërheqjes së djalit të saj për gruan e tij të re dhe vlerat e saj.
Në “Monolog”, një grua e pasur, e llastuar, që gjendet e vetme në Natën e Vitit të Ri, vjell furinë dhe zhgënjimin e një jete në nje zënkë bezdisëse. Këto tre pjesëza magjepsëse, të mbushura me mendjemprehtësinë e jashtëzakonshme të de Beauvoir-it, na zbulojnë shkrimtaren legjendare në nivelet e saj më të larta.
Ajo i tregon personazhet e saja si qenie njerëzore dhe nuk i gjykon ato nga një piedestal moral; ajo nuk krijon heronj që do ti shpëtojnë këto femra.
Në një kohë kur libraritë janë të mbushura me romanca bukuroshesh njëzetecavjeçare që gjejnë lumturinë me “princin” e radhës, një libër i vërtetë dhe kompleks është një fllad i mirëpritur pranveror.
