Mitch Albom

Mitch Albom është autor i shumë librave, që kanë shitur më tepër se dyzet e një milion kopje, në dyzet e shtatë gjuhë të ndryshme në mbarë botën. Ai ka shkruar tetë vepra, të cilat janë renditur në vend të parë në New York Times bestsellers – përfshirë këtu “Të martat me Morin”, biografia më e shitur e të gjithë kohërave – ka shkruar skenarë filmash televizivë, të nderuar me çmime; drama; skenarë filmash kinematografikë; artikuj për një gazetë kombëtare të sindikatave si dhe një musical. Nëpërmjet veprimtarisë së tij në Detroit Free Press, u pranua zyrtarisht në National Sports Media Association dhe në këndin e famës të Michigan Sports, ndërsa në vitin 2010 u shpall fitues i çmimit Red Smith për arritjet në jetë. Albom është themeluesi dhe mbikëqyrësi i SAY Detroit, një bashkim ky i nëntë shoqërive me veprimtari të ndryshme bamirëse në qytetin e tij të lindjes, së bashku me një ëmbëltore jofitimprurëse dhe një fabrikë ushqimore për të financuar programet e ndihmës për shtresat më në nevojë në Detroit. Që nga viti 2010, drejton një jetimore në Port-au-Prince, në Haiti, të cilën e viziton çdo muaj. Jeton në Miçigan, së bashku me të shoqen, Janine.

Mitch Albom