Nuk ka gjë që s’do të bënte njeriu në këmbim të faljes.
Mitch Albom është autor i shumë librave, që kanë shitur më tepër se dyzet e
një milion kopje, në dyzet e shtatë gjuhë të ndryshme në mbarë botën. Ai ka
shkruar tetë vepra, të cilat janë renditur në vend të parë në New York Times
bestsellers – përfshirë këtu “Të martat me Morin”, biografia më e shitur e të
gjithë kohërave – ka shkruar skenarë filmash televizivë, të nderuar me çmime;
drama; skenarë filmash kinematografikë; artikuj për një gazetë kombëtare të
sindikatave si dhe një musical. Nëpërmjet veprimtarisë së tij në Detroit Free Press,
u pranua zyrtarisht në National Sports Media Association dhe në këndin e famës
të Michigan Sports, ndërsa në vitin 2010 u shpall fitues i çmimit Red Smith për
arritjet në jetë. Albom është themeluesi dhe mbikëqyrësi i SAY Detroit, një
bashkim ky i nëntë shoqërive me veprimtari të ndryshme bamirëse në qytetin
e tij të lindjes, së bashku me një ëmbëltore jofitimprurëse dhe një fabrikë
ushqimore për të financuar programet e ndihmës për shtresat më në nevojë
në Detroit. Që nga viti 2010, drejton një jetimore në Port-au-Prince, në Haiti,
të cilën e viziton çdo muaj. Jeton në Miçigan, së bashku me të shoqen, Janine.