Hollywood

1000 Lekë
"Sikur dikush t’i kishte thënë Henri Çinaskit se një ditë do të shëtiste me një BMW të hatashme, mes bulevardeve të Hollivudit, apo që do ta shoqëronin me një limuzinë, në premierën e filmit, skenarist i të cilit do të ishte ai, me siguri do t’i ishte përgjigjur: “ Plako, paske pi’ shumë.” Në romanin “Hollywood”, Henri Çinaski, alteregoja e Bukowski-t, tashmë i famshëm, ftohet të përshtatë në skenar filmi një libër të tij gjysmëautobiografik. Me shumë dyshime, ai pranon dhe sakaq bëhet pjesë e vorbullës së quajtur Hollivud, me paradën e pafund të personazheve eksentrike e të përkëdhelura: producentë, artistë, aktorë, regjisorë dhe gazetarë. Në këtë botë, ideali artistik i librit dhe i filmit ka humbur për shkak të parasë dhe Çinaski mezi arrin të ndjekë ritmet e çmendura të jetës hollivudiane. Romani bazohet në përvojën e vërtetë të Bukowski-t si skenarist i filmit “Barfly”. Me stilin e tij realist dhe të ftohtë, Bukowski çjerr maskën e përciptë të botës së spektaklit, makutërinë pas parasë dhe hipokrizinë e shkëlqimit të rremë. Te “Hollywood”, plaku i ndyrë Bukowski është në gjendjen e tij më të kthjellët. Romani është plot me sharje, seks dhe alkool. Megjithatë, ndërmjet gjithë këtyre, ai gjen momente të vërtetash për gjendjen njerëzore."
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Iris Sojli
ISBN: 978-9928-310-00-2
Pesha: 309 g
Numri faqeve: 246

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Charles Bukowski

Cmimi

1000 Lekë

ISBN

978-9928-310-00-2

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë

Përkthyesi

Iris Sojli

Titulli origjinal

Hollywood

Viti botimit

2019

Pesha

309 g

Numri faqeve

246

Recensione