Page 1 - Ndjenja e kohës
P. 1
“Ndjenja e kohës” është vëllimi i dytë poetik i Giuseppe Ungaretti-t, botuar
fillimisht më 1933 dhe më pas pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942. Temat Giuseppe Ungaretti
që rrok në këtë vellim nisen nga njeriu, nga jeta si mister. Njeriu është pre
e kohës, ndjenja e përkohësisë, marrëdhënia me të tashmen, të shkuarën, Ndjenja e kohës
të përjetshmen, me atë çka është fluturake dhe e parrokshme, krijimi dhe
shkatërrimi, jeta dhe vdekja, feja dhe transhendetalja, marrëdhëniet që vendos
njeriu me përjetësinë, kërkimi i Zotit, rrjedha e kohës, ndryshimi i saj, koha që
na mbetet për të jetuar janë disa prej gurëve të kurorës së “Ndjenjës së kohës”. Përktheu: Aida Baro
Kjo përmbledhje cek distancën e perceptuar mes së tashmes dhe së shkuarës,
një distancë që kthehet në një humnerë thuajse të pamundur për t’u kapërcyer, GIUSEPPE UNGARETTI
qoftë si akt vullneti, qoftë si akti hiri nga lart. Ungaretti është i vendosur të
përjetojë skajet e ndërgjegjes së tij, një “ndërgjegje e tmerrshme”, në mënyrë
që të perceptojë boshllëkun. Paradoksalisht, pikërisht kjo i jep mundësinë të
shërohet nga frika e këtyre kufijve. Me forcën dhe saktësinë e intuitës së tij
medituese, arrin të kapërcejë atë çka në një poet më të zakontë do të kthehej në
një inventar dhembjesh dhe frikërash personale: poezitë e tij na duken objekte
përtej vetvetes, për arsyen se ai kurrë s’e trajton veten e tij si shembull të të
gjithë individëve. Ungaretti ngrihet mbi perceptimet dhe ndjenjat personale,
duke na dhuruar kështu gjithë “ndjenjën e kohës”.
NDJENJA E KOHËS
Dhe kur dritë e duhur bie,
Si tis krejt i purpurt Çdo regëtimë imja, ashtu si zemra,
Në më pak të lartën kreshtë, Që tash e mbaj vesh,
Largësia masës i shpaloset,
Të nxit, o kohë, t’më lëshosh mbi buzë
Të mbramen puthje tënden.
Giuseppe Ungaretti është një prej poetëve më të mëdhenj italianë të shekullit NDJENJA E KOHËS
XX. Ai njihet gjerësisht si njeriu që hodhi themelet e hermetizmit, një rrymë
letrare që solli një tjetër frymë dhe formë në mënyrën e të krijuarit poezi.
Përmes një pune të gjatë hulumtuese dhe eksperimentale, por edhe refuzimit
të modeleve stilistike tradicionale, Ungaretti kërkoi t’i kthente fjalës virgjërinë
dhe risinë, duke e sjellë në një përmasë më thelbësore, të zhveshur e ndonjëherë,
qëllimisht të errët.
Ai është fitues i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, një
ndër të cilët Çmimi Ndërkombëtar për Letërsinë Neustadt, më 1970.
Çmimi 800 lekë
@BotimePegi