Page 9 - Ndjenja e kohës
P. 9

Giuseppe  Ungaret ti                                       7















                  MBI SJELLJEN NË SHQIP TË VËLLIMIT “NDJENJA E KOHËS”



               Në ka ndonjë ndjesi të përhershme që ndjek punën e
           përkthyesit, ai është dyshimi, e sidomos kur vjen çështja te një
           poet si Giuseppe Ungaretti, themeluesi i rrymës së hermetizmit, i
           dhënë pas zbulimit dhe përdorimit të fjalës si një entitet me valencë
           të mëvetësishme, ky dyshim të gërryen jo vetëm gjatë procesit të
           përkthimit, por edhe shumë më pas. Ky shkrim mëton të japë një
           panoramë të shkurtër të jetës dhe poetikës së tij e, doemos, edhe të
           sprovës së madhe në të cilën u gjenda e përfshirë.
               I lindur më 8 shkurt 1888, në Aleksandri të Egjiptit, nga
           prindër italianë të shpërngulur atje sepse i ati punonte në ndërtimin
           e kanalit të Suezit, Ungaretti do të frekuentojë École Suisse Jacot, ku
           do të njihet me poezinë franceze, do të mbajë lidhje të ngushta
           me shkrimtarin anarkist Enrico Pea, madje dhe me poetin grek
           Kavafis. Shkretëtira, me ngjyrat, dritën dhe muzikalitetin e saj do
           të lërë gjurmë tek djaloshi i ri, i cili fillon të shkruajë poezitë e para.
               Njohja me vendin e të parëve, Italinë, do të ndodhë vetëm kur
           ai të jetë 24 vjeç, ndjesi që do ta përshkruajë me nota përmallimi
           në poezinë “1914-1915”:
               Më rizgjoje në gjak çdo epokë tënden,
               E fortë, njerëzore, e lirë, m’u shfaqe
               Mbi dhé, më të bukur jetë s’kam gjetur.
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14