Page 10 - Ndjenja e kohës
P. 10

8                                     Ndjenja e kohës



             Por formimin e plotë do ta marrë në universitetin e Sorbonës, ku
          do të ndjekë me shumë pasion leksionet e filozofit Henri Bergson.
          Njohja dhe miqësia që do të lidhë me poetët e mëdhenj simbolistë
          francezë, si Paul Valery, Guillaume Apollinaire, Stéphane Mallarmé,
          do të ndikojnë thellësisht në krijimtarinë e tij.
             Në vëllimin e parë me poezi, Allegria (botuar për herë të parë më
          1919), na shfaqet një poet që thyen të gjitha rregullat e metrikës për
          t’u shkuar në thelb ndjenjave të mbijetesës që provon në transhetë
          e Luftës së Parë Botërore. Siç edhe ka shkruar: “Befas, lufta më
          zbuloi gjuhën. Pra, unë duhej të flisja shpejt, sepse ndoshta koha
          do të më mungonte, dhe në mënyrën më tragjike... ta thosha me
          ngut atë që ndieja, prandaj nëse duhej ta thosha me ngut, duhej ta
          thosha me pak fjalë, dhe nëse duhej ta thosha me pak fjalë, duhej
          ta thosha me fjalë që të kishin një intensitet të jashtëzakonshëm
          domethënieje”.
             “Ndjenja e kohës”, vëllimi i dytë me poezi i Giuseppe
          Ungaretti-t, botuar për herë të parë në vitin 1933 dhe më pas i
          pasuruar e ribotuar më 1936 dhe 1942, është një ndër arritjet më
          të larta të tij, ku pjekuria intelektuale dhe poetike do ta shpjerë të
          ndryshojë kryekëput nga Allegria, jo vetëm në temat e trajtuara,
          por edhe në metrikën e përdorur. Tashmë, i dashuruar pas Canto-s
          italiane, i pasionuar në zbulimin e poezisë së Giacomo Leopardi-t
          dhe Francesco Petrarca-s, ai i kthehet metrikës tradicionale, vargut
          njëmbëdhjetërrokësh, nëntërrokësh dhe shtatërrokësh, por duke
          mos humbur në asnjë çast esencialitetin, valencën, domethënien
          dhe përmbajtjen e thellë që duhet të ketë fjala në vetvete.
             Në këtë vëllim, Ungaretti i rikthehet neoklasicizmit dhe
          barokut, të cilin e ka zbuluar udhëve dhe peizazheve të Romës e
          përmes veprës së mahnitshme të Michelangelo-s. Siç shkruan edhe
          vetë në esenë “Arsyet e një poezie”: “Shqetësimet e mia në ato vite të
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15