E gjelbër smeraldi

1200 Lekë
“E gjelbër smeraldi” është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas “E kuqe rubini” dhe “Blu safiri”. Kjo trilogji është bërë e famshme në të gjithë botën dhe është botuar në mbi 27 gjuhë, përfshirë gjermanisht, anglisht, kinezisht, çekisht, danisht, frëngjisht, greqisht, hungarisht, italisht, japonisht, holandisht, spanjisht etj. Vetëm në Gjermani janë shitur më shumë se 2 milionë kopje. Në Amerikë “E kuqe rubini” fitoi dhe çmimin “Libri më i mirë për të rinj” dhënë nga American Library Association. Tashmë, Guendolina duhet të përmbushë fatin e saj, por askush nuk mund t’i thotë se çfarë duhet të bëjë. Qysh kur ka mësuar se ajo vetë është Rubini, anëtarja e fundit e Rrethit të të Dymbëdhjetëve që udhëtojnë në kohë, bashkë me Gideonin kanë kryer udhëtime të shumta në të shkuarën. Ata lidhen me anëtarë të humbur të Rrethit, me qëllim që t’u marrin kampionët e gjakut për t’i shtënë në kronograf, duke plotësuar kësisoj Rrethin dhe duke bërë të mundur realizimin e profecisë së fshehtë. Ajo dyshon se themeluesi i Rrethit, Konti i Sent Zhermenit, po thur një plan djallëzor, por askush nuk i zë besë fjalës së saj. Nga ana tjetër, dëshpërimisht e dashuruar me Gideonin, Guendolina pandeh se ai po e shfrytëzon për qëllime të tjera të këqija. “E gjelbër smeraldi” është përfundimi i jashtëzakonshëm e kësaj trilogjie, që nis aty ku janë ndërprerë ngjarjet e “Blu safirit”, duke arritur maja të reja intrigash dhe romantizmi, ndërsa Guendolina më së fundi, zbulon sekretet e shoqërisë së udhëtimit në kohë dhe mëson fatin e saj. Më 7 korrik 2016, doli në kinematë gjermane edhe filmi “E gjelbër smeraldi” bazuar pikërisht në vëllimin e tretë të trilogjisë.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Sabina Dhrimo
ISBN: 978-9928-310-69-9
Pesha: 450 g
Numri faqeve: 400

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Kerstin Gier

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-310-69-9

Kategoria

Botime për fëmijë dhe të rinj

Seria

Triologjia e gurëve të çmuar

Përkthyesi

Sabina Dhrimo

Titulli origjinal

Smaragdgrun

Viti botimit

2021

Pesha

450 g

Numri faqeve

400

Recensione