Oriksi dhe Krejku

1400 Lekë

Bestseller ndërkombëtar! Kandidat për "Man Booker Prize for Fiction", në 2003 dhe "Oringe Prize for Fiction", në 2004. “Oriksi dhe Krejku” është njëkohësisht një histori e paharrueshme dashurie dhe një vizion rrëmbyes i së ardhmes, në një botë postapokaliptike. Njeriu i Dëborës, i njohur si Xhimi para se njerëzimi të pllakosej nga një pandemi e tmerrshme, po rreket të mbijetojë në një botë, ku ai mund të jetë njeriu i fundit mbi dhé. Ai vajton për humbjen e shokut të tij të ngushtë, Krejkut, dhe të Oriksit, gruas së bukur e misterioze, me të cilën ishin të dashuruar që të dy. Në kërkim të përgjigjeve, Njeriu i Dëborës ndërmerr një udhëtim – me ndihmën e Krejkërve, fëmijëve sygjelbër të krijuar nga mendja brilante dhe e përbindshme e Krejkut – përmes natyrës së harlisur, që jo shumë kohë më parë pat qenë një qytet i madh, deri kur korporata të fuqishme e shpunë njerëzimin drejt një udhe të pakontrollueshme mutacionesh gjenetike. I botuar për herë të parë më 2003, Margaret Atwood na shpie në një të ardhme që tashmë është tepër aktuale dhe aspak “letërsi distopike e spekulative”, siç u cilësua asokohe.

Autori:
Kategoria:
ISBN: 9789928310828
Pesha: 470 g
Numri faqeve: 434

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Margaret Artwood

Cmimi

1400 Lekë

ISBN

9789928310828

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Përkthyesi

Erdi Ibro

Titulli origjinal

Oryx and Crake

Viti botimit

2021

Pesha

470 g

Numri faqeve

434