Ne të gjallët
Përshkrimi
“Ne të gjallët” është romani i parë i botuar i autores ruso-amerikane Ayn Rand. Ky roman, botuar për herë të parë në 1936-n, është gjithashtu edhe manifesti i saj i parë kundër komunizmit. Rand-i ka thënë se ky libër i afrohet autobiografisë së saj më shumë se çdo gjë tjetër që ajo do të shkruante ndonjëherë. I vendosur në Rusinë postrevolucionare, “Ne të gjallët” tregon historinë prekëse të tre njerëzve që luftojnë kundër shtypjes sovjetike. Protagonistja, Kira, njësoj si Rand-i, rritet në Rusinë postrevolucionare, në një familje borgjeze, e cila ka humbur të gjithë pushtetin dhe pasurinë e mëparshme dhe është e detyruar të jetojë në kushte shumë të vështira.
Informacion mbi librin
Autori | Ayn Rand |
---|---|
Cmimi | 1200 Lekë |
ISBN | 978-9928-162-71-7 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Dramë,Të tjerë |
Përkthyesi | Saverina Pasho |
Titulli origjinal | We the living |
Viti botimit | 2013 |
Pesha | 0.61 g |
Numri faqeve | 602 |