Unë e di pse këndon zogu në kafaz

1000 Lekë
"“Unë e di pse këndon zogu në kafaz” (1969), romani i parë autobiografik i Maya Angelou-t, është shndërruar tashmë në një klasik amerikan fort të dashur në mbarë botën. Është një roman i hareshëm dhe i dhembshëm, i mistershëm dhe i paharrueshëm siç është vetë fëmijëria. Ai përshkruan jetën e Margaritës (të cilën, i vëllai e quan Maj, ose Maja), që nga mosha trevjeçare deri në shtatëmbëdhjetë dhe vuajtjet me të cilat përballet, përdhunimin, braktisjen nga familja, e sidomos racizmin, në Jugun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Majën dhe vëllain e saj më të madh, Bejlin, të braktisur nga prindërit, i dërgojnë për të jetuar me gjyshen e tyre nga babai dhe me xhaxhain ulok, në Stemps, Arkansas. Fëmijët do t’i shoqërojë drama e braktisjes gjatë gjithë librit; ata udhëtojnë vetëm dhe u vendosin në qafë etiketa njësoj si bagazheve. “Unë e di pse këndon zogu në kafaz” është një histori rritjeje dhe formimi, që tregon se forca e karakterit dhe dashuria për letërsinë mund të ndihmojnë në kapërcimin e traumave dhe racizmit. Përgjatë librit, ashtu si dhe në jetën e saj të vërtetë, Maja shndërrohet nga viktimë e racizmit me një kompleks të theksuar inferioriteti në një vajzë të re, të vendosur, me dinjitet, e zonja për t’iu kundërvënë çdolloj paragjykimi. Maja mëson se dashuria për veten, mirësia ndaj të tjerëve, shpirti i saj i fortë dhe leximi i shkrimtarëve të mëdhenj do t’i japin mundësinë të jetë e lirë dhe jo më e robëruar. Ky roman, poetik dhe i fuqishëm, do të prekë zemrat dhe do të ndryshojë mendjet për sa kohë që njerëzit do të vazhdojnë të lexojnë."
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Parid Teferiçi
ISBN: 978-9928-310-17-0
Pesha: 368 g
Numri faqeve: 326

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Maya Angelou

Cmimi

1000 Lekë

ISBN

978-9928-310-17-0

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Letërsi feministe

Koleksioni

Lotus

Përkthyesi

Parid Teferiçi

Titulli origjinal

I know why the caged bird sings

Viti botimit

2020

Pesha

368 g

Numri faqeve

326

Recensione