Page 1 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 1
Nga dritaret me xham të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua
e moshuar vështron jetën nga e cila tanimë ndihet e përjashtuar. Një jetë e
vrullshme dhe e zhurmshme, që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e t’i ushqejë
urinë për të tjera ditë, si dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes. Ajo Halldóra Thoroddsen
është e ve, ka fëmijë që e duan, por që prej kohësh ndjekin jetën e tyre, ka nipër
të rritur, tashmë të largët. Pas xhamit të dyfishtë
Monotonia e ditëve të saj thyhet kur hyn në skenë një burrë, i cili, pa drojë, e
miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndiejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit Halldóra Thoroddsen
dhe të përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme apo edhe e mundur, Përktheu: Agim Doksani
tekefundit, të dashurohesh në moshën e saj?
Çfarë mund t’u ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në zgrip të tyre? Pse pasioni
i të moshuarve mbetet tabu, edhe në sytë e miqve dhe të familjarëve, diçka që
duhet mohuar ose kritikuar si një tekë?
“Pas xhamit të dyfishtë” është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit,
që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e
panevojshme që krijohet mes brezave, si dhe thekson se ndjenjat nuk plaken kurrë.
Është një histori e vjetër, një burrë takon një grua. Vetëm kaq dimë të bëjmë?
[...] Sigurisht, nuk kishte dëshirë t’i kthehej rinisë. E ka kuptuar çfarë duan të
gjithë, pasi kapërcehet gjysma e jetës. Është e rëndësishme të hiqesh sikur je aty, i
pranishëm, qoftë edhe me përpjekje mbinjerëzore. Të qeshurat duhet ta gënjejnë
vdekjen... dhe vdekja me mefshtësinë e saj mendon: prit pak, këtu nuk ka vend
për mua... këtu janë të gjithë shend e verë.
“Pas xhamit të dyfishtë” është një rrëfim delikat dhe i fuqishëm për faktin që
nevoja për lidhje dhe kontakt është dominus i njeriut, deri në fund të jetës së tij.
Corriere della Sera Pas xhamit të dyfishtë
Thoroddsen, tregimtare dhe poete islandeze, ka shkruar një roman të shkurtër dhe
të gjallë, një dritare të hapur mbi mendimet e një gruaje që po arrin perëndimin
e jetës, por që ka një vështrim të ndritur si agimi.
Io Donna
Mbi autoren
Halldóra K. Thoroddsen, lindur në vitin 1950, është shkrimtare islandeze.
Ka shkruar në disa zhanre, duke përfshirë këtu poezinë, tregimin dhe romanin.
Romani i saj “Pas xhamit të dyfishtë” fitoi Çmimin Islandez të Letërsisë Femërore
në vitin 2016 dhe Çmimin Europian për Letërsinë për vitin 2017.
Çmimi 500 lekë