Page 10 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 10

8                         Pas xhamit të dyfishtë



                Nga dritarja me pamje nga jugu: një burrë kalon me
                vrap, u bë kohë që ajo s’vrapon




                Ja ai i moshuari shtatlartë, ai që e sheh gjithnjë
             çuditshëm; çalon pakëz, mbështetet pas bastunit. Në
             ndonjë rast i kanë këmbyer dy fjalë, kanë folur për
             motin. Duhej ta ftonte brenda. Ta gostiste me një
             filxhan kafe. S’duhej ta përcillte shpejt e shpejt, kur
             i propozoi të kalonin një mbrëmje në bingo. Është

             burrë i pashëm, mbahet mirë dhe vishet jo keq. Po
             ç’të bënte, ajo, në bingo? Ç’kërkojnë, vallë, pleqtë, në
             mbrëmjet e bingos? Apo shkojnë të kërcejnë në grup
             me vërsnikët e tjerë?


                Tekefundit,  ajo  është grua që  s’e kapton  pragun.
             Mikpritësja. Do të donte të banonte brenda dhe jashtë
             njëherësh, ta linte derën të hapur aty ku kalonin njerëzit.
             Do  të  donte  të  rrinte  vetëm  mes  morisë  së  njerëzve.

             Por shumicën e kohës e kalon në dritaren që sheh nga
             jugu. Këtu në pallat mund të çelë derën e ballkonit, të
             shohë çerdhen kundruall, pastaj pak rrugë e ndan deri
             në Laugavegur, ku bëhet shëtitja. Sonte mbrëma do të
             shkojë në bar të pijë gotën e vockël të zakonshme të
             xhinit. Hera-herës ia lejon vetes.
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15