Page 8 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 8
6 Pas xhamit të dyfishtë
që të kujton muzikën e Bahut. I ati kishte më fort
për zemër malet e jugut, që të kujtojnë Moxartin.
Një detaj ky që ngërthen në vetvete konfliktin e
opinioneve që ende gëlon për trashëgimtaren e tyre.
Por ajo kënaqet me malet e veriut, fundja apartamenti
i saj në Lindargatë nuk i lë tjetër zgjedhje. Nga dritarja
që bie nga jugu sheh shtëpitë, rrugët, njerëzit. Dielli
vjeshtak rrëzohet tej në horizont dhe ndriçon Esjan
nga perëndimi. Ç’dritë e bukur e kithët, tha i biri,
që kaloi ta takonte pak kohë më parë. Është rritur
me kinemanë. Ngazëllimi i zakonshëm i larmisë së
ngjyrave në dritare. Këtë mbrëmje, roza shkrihet e
bëhet njësh me të kuqen e verdheme, shquhet madje
edhe e gjelbra. Bekuar qofshin sytë.
Patat nisen në fluturim si me urdhër
Zgjohet në mes të natës me zemrën që i rreh si e
çmendur. Shkon e ulet në dritaren që sheh nga jugu, me
një gotë ujë me vete. Sodit qytetin e përgjumur. Nëpër
shtëpi feksin dritat e elektroshtëpiakeve. Dikush vozit
një barkë mbi asfalt, drejtuar nga perëndimi. Zhurmën
e rremave e ndien fare qartë. Nata është e thellë dhe e
çuditshme. Po ta shohësh mirë, s’është veçse një burrë
që heq këmbët zharg përgjatë rrugës, dhe shkon derë më