Page 7 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 7

I





                      jë maçok endet kureshtar në kopsht, kalon
                Nshpesh këtejpari. Kafsha s’ka si ta dijë
             ç’emocion i ngjall gruas, që rri në dritaren e kuzhinës,
             kujtim i vagullt rrënjëthellë i një kohe parake bishash
             të egra në savanë. Mes gjetheve të pikturuara me ngjyra
             vjeshtake, shquhet një gëzof si i tigrit, kënaqësi për sytë
             e saj. Seç ndez një tension të lehtë te kjo grua qytetase,

             një drithërimë mirëqenieje pas xhamave të dyfishtë. Ja
             ku kthehet sërish maçoku. Shkon  pareshtur në zbulim
             të diçkaje. Tani ia mban drejt lindjes.


                Mbi kurorat e pemëve që po zverdhen, shfaqet
             mali Esja, që së ëmës i dukej më i bukur se malet e
             jugut. Një skulpturë hijerëndë, ku ngjyrat ndërrojnë e
             kapërthehen, e mbuluar nga hijet. Shkëmb i patundur
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12