Page 9 - Pas xhamit të dyfishtë
P. 9

Halldóra Thoroddsen                                   7



             derë, me një karro që e tërheq pas. Dorëzon gazetën e
             fundjavës në mes të natës. Befas e sheh atë në dritare. E
             shquan.


                Rregullsia mbi të gjitha. Në këmbë në orën nëntë.

             Gjithnjë në nëntë. Bën një kafe, lyen një rriskë bukë
             me gjalpë e i vë pak djathë, nuk bën vezë për vete, edhe
             pse është e shtunë. Zakonisht e ha një vezë për mëngjes
             fundjavave. Por sot jo, se nuk ka pushuar si duhet
             mbrëmë. Gjithsesi ajo ka reshtur së bëri vezë. Ka reshtur
             rreth të pesëdhjetave. Që atëherë fle si një erashkë, sa
             përgjumet pakëz. Krahasimi me erashkën s’është fort i
             goditur, vërtet, por kështu e percepton ajo.


                Ka harruar lëngun e frutave. I jep freski, ngjyrë
             dhe pak shije jugu, pa folur për ëmbëlsirën që ia ka
             ënda aq shumë. Ndërkaq lexon dy gazeta që zgjasin
             derisa nis edicioni i orës dhjetë: “Periudha me rritjen
             më  të  lartë  ekonomike  në  historinë  islandeze,  sipas
             analizave të ekonomistëve”, thotë folësi. Periudha
             me progresin më të madh do të ishte më zbavitëse,

             thotë duke iu drejtuar vetes dhe radios. Flet shpesh
             me aparatin e radios. Poli i Veriut shkrin pesë herë më
             shpejt në krahasim me parashikimet. Gjatë natës, në
             qendër të Reikjavikut, dikë e kanë rrahur egërsisht me
             një shkop golfi. Sa për të tjerat, gjithçka si zakonisht.
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14