Page 11 - Nën hijen e Kodrës së Gjelave
P. 11

Osvalds Zebris                                            9


            ditë festash të shenjta.”. Po ndërsa qyteti ngopte mushkëritë me
            ajrin e freskët, dikush hidhte vështrime lozonjare drejt yjeve që
            shndrinin, dikush shtypte me thembër duqet e cigareve, dikush
            tjetër ledhatonte shpinën e së dashurës që sapo e kishte zënë,
            plaku ecte me hapa të mëdhenj drejt karuselit. I erdhi qark, çau
            përmes pirgut të vogël të dëborës, nën hijen që lëshonin kuajt
            buzagaz dhe zgjati krahët e fortë. Karuseli po lëvizte ngadalë, ndaj
            ai i ngriti me kujdes fëmijët në ajër, një e nga një, duke filluar
            nga Paulitisi, pastaj zevzekun e vogël, ndërsa të fundit la vajzën.
            Plakut i dridheshin krahët: sytë e ngrohtë të së ëmës e vështronin
            me çudi, por nga goja nuk nxori asnjë fjalë. Vetëm djali zevzek
            lëshoi një piskamë me sa fuqi pati, po askush s’e dëgjoi në krahun
            tjetër të karuselit. Gruaja po ua priste shkurt pyetjeve të burrit të
            veshur me kapotë të zezë, për të cilin, kjo shëtitje mbrëmësore
            dukej se ishte plot mistere, gati e parrokshme nga mendja e tij, e
            megjithatë, papritmas po bëhej shumë premtuese.
               – Paulitis, do të shkojmë te babi, ja tani, tani sa të... – plakut
            iu mor fryma, teksa i mbante të dy djemtë me njërën dorë,
            ndërsa me tjetrën kishte zënë vajzën.
               I tërhoqi fëmijët nxitimthi nëpër bulevardin “Totleben”,
            preu djathtas dhe, në çastin kur një klithmë, e pazakontë për
            pëshpërimat e mbrëmjes, buçiti në shesh, ky grup i çuditshëm
            prej katër vetash ktheu në rrugën “Nikolla”,  pastaj edhe një
            herë majtas përgjatë Bulevardit të Trashëgimtarit të Fronit, në
            krahun e kundërt, drejt parkut të Kodrës së fortesës, që ishte
            mbështjellë krejt nën tisin e muzgut. Paulitisi i vogël filloi të
            qaravitej, tjetri përpiqej t’i shkëputej nga dora, ndërsa vajza
            kthente vazhdimisht kokën pas.
               – Hej! Ju atje! Ndihmë! – thirri ajo frymëzënë, por zëri i saj
            hollak u mbyt nga gjëmimi i zemrës së qytetit: potere zërash,
            britma karrocierësh dhe të qeshura të mbytura.
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16