Page 5 - Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
        P. 5
     Dy fjalë për lexuesit e veg jël
               Ky është rrëfimi i rrugëtimit të pazakontë të shegertit  Hlapit .
                                                                                2
                                                                        1
               Hlapiti ishte i vogël si kërthi, i lumtur si një zog, trim si Marko
            Kraljeviçi , i mençur si libri dhe i mirë sa dielli. Dhe ngaqë na ishte
                      3
            i tillë, ai arriti t’i kapërcente të gjitha vështirësitë që ndeshi rrugës.
               Udhëtimi i Hlapitit fillimisht duket i lehtë, siç ndodh zakonisht
            në lojërat e fëmijëve, aq sa lexuesit që në tregimet e para mund të
            thonë: “Po për çfarë do t’i duhen vallë, Hlapitit, dituria dhe guximi
            i madh për një rrugëtim kaq të lehtë? E pse duhet të kesh shumë
            guxim për të mbrehur gomarin nga kapistalli? Ose, pse u dashka të
            jesh i mençur për të gjetur dy pata të humbura?”.
               Vërtet, në fillim këto mbase nuk i duhen Hlapitit, por pak më
            vonë, kur rrugëtimi i tij të bëhet gjithnjë e më i vështirë, do të
            duhen që ç’ke me të. Dhe kur lexuesit ta shohin Hlapitin në rreziqe
            e vështirësi të mëdha, do të pohojnë: “Hlapiti bëri mirë që shfaqi
            aq shumë mirësi, urtësi dhe guxim gjatë gjithë rrugëtimit të tij drejt
            botës së madhe”.
            1  Djalë i vogël, që punonte si ndihmës te një zejtar ose mjeshtër, për disa vjet, për të fituar
             mjeshtërinë.
            2  Emri i personazhit kryesor është përshtatur për fëmijët nga përkthyesi.
            3  Mbret serb, që sundoi nga viti 1371 deri më 1395-n.
                                                3
     	
