Page 7 - Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
P. 7

TEK USTA VETULLNGRYSURI







                                               I


                                       Shegerti Hlapit


               Na ishte njëherë një shegert i vogël këpucar, i cili kishte mbetur
            jetim, pa nënë e pa baba. E quanin Hlapit. Hlapiti ishte i vogël sa
            një kërthingël , por i gëzuar si një zog. Gjithë ditën rrinte ulur mbi
                           4
            një stol që kishte vetëm tri këmbë, i veshur me pantallonat e grisura
            dhe një këmishë të kuqe, duke ngulur thumba te këpucët, që pastaj
            i qepte. Gjatë kohës që punonte, vetëm fërshëllente e këndonte.
               Ustai i Hlapitit, që njihej si mjeshtër Vetullngrysuri, ishte i keq
            dhe i tmerrshëm. Na ishte aq i gjatë, sa koka i arrinte në tavanin e
            dhomës së tyre të vogël të punës. Flokët i kishte të harlisur si një
            luan, ndërsa mustaqet e gjata i zbrisnin deri poshtë mjekrës. Zërin,
            aq të fortë dhe si të gërvishtur, saqë dukej sikur hungërinte një ari.
               Usta  Vetullngrysurit na i kishte ndodhur dikur një fatkeqësi
            kaq e madhe, saqë dhimbja prej saj i ishte ngulur fort në zemër. Se
            çfarë fatkeqësie na i kish ndodhur usta Vetullngrysurit, këtë do ta
            zbulojmë shumë më vonë.
               Kështu, ai na ishte bërë zemërgur e shumë i padrejtë dhe, sa herë
            që ishte i mërzitur, e mallkonte dhe i bërtiste Hlapitit.


            4  Shpend shtegtar, që rron në ujëra, sa një laraksë.

                                                5
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12