Page 9 - Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
P. 9

II


                                        Çizmet e vogla


               Një zotëri i pasur na porositi tek usta  Vetullngrysuri një palë
            çizme për djalin e vogël.
               Ishin shumë të bukura. Këmbëzat e tyre shkëlqenin si dielli.
            Hlapiti u nguli ca thumba këtyre çizmeve. Mirëpo, kur erdhi zotëria
            bashkë me të birin për të marrë çizmet dhe ky i mbathi ato, ndjeu se e
            shtrëngonin. Kështu, zotëria nuk pranoi t’i blinte dhe as të paguante
            për çizmet, paçka se usta Vetullngrysuri u mundua të justifikohej.

            Por edhe pas këtyre fjalëve, zotërisë nuk iu mbush mendja t’i merrte
            dhe as të paguante për to. Kur ata ikën, mjeshtër Vetullngrysuri zuri
            të ulërinte dhe t’i çirrej ashpër Hlapitit:
               “Ti nuk vlen për asgjë, je djalë i keq! Ti je përtac! Ti je një
            zero me xhufkë! Ti e ke fajin që çizmet e shtrëngonin atë djalin!”.
            Vetullngrysuri bërtiste tmerrësisht. Pastaj mori çizmet dhe ia përplasi
            Hlapitit mu në kurriz. Në fakt, mjeshtri po sillej padrejtësisht me
            të, sepse ato çizme i kishte bërë vetë, ndaj nuk ishte faji i Hlapitit që
            ato na kishin dalë aq të ngushta. Shpeshherë, kur inatosej keq, usta

            Vetullngrysuri e humbte toruan dhe s’kuptonte më se çfarë ishte e
            drejtë dhe çfarë e gabuar.
               Pasi ia përplasi çizmet në kurriz Hlapitit, i mori e i flaku në një
            cep dhe i tha së shoqes: “Nesër do t’i hedhësh mu në zjarr. Nuk dua
            t’i shoh më me sy ato çizme!”. E pastaj u kthye si i ndërkryer nga
            Hlapiti dhe e kërcënoi me grushtin e tij të stërmadh, duke i bërtitur


                                                7
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14