Page 8 - Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël
P. 8

Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël


               Ama, të shoqen e kishte shumë të mirë. Edhe asaj i kishte ndodhur
            një fatkeqësi si ajo e usta Vetullngrysurit. Mirëpo prej asaj kohe,
            gruaja ishte bërë edhe më e mirë dhe zemrën e kishte flori. Ndaj,
            Hlapiti e donte aq shumë.
               Ç’është e vërteta, edhe ajo e kishte frikë usta Vetullngrysurin. Sa
            herë që i sillte Hlapitit bukë të ngrohtë, gjithmonë e fshihte nën
            futën e saj, me qëllim që të mos e shihte ustai, sepse zotëria e tij na
            e kish urdhëruar që Hlapitit t’i lihej vetëm buka e keqe dhe e vjetër,

            mirëpo zonja e dinte se atij i pëlqente ta hante bukën të ngrohtë dhe
            të butë.
               Hlapiti kishte vetëm një palë pantallona të bëra copë-copë, ngaqë
            i kish mbajtur gjatë dhe një palë të tjera, të cilat zonja na i kishte bërë
            prej një cohe të gjelbër. Këtë cohë, ajo e pati marrë nga një përparëse
            e vjetër e ustait, pasi ky vetë e kishte urdhëruar të shoqen t’i bënte
            Hlapitit një palë pantallona. Kur i vishte këto pantallona, shegertit të
            vogël i dukeshin këmbët si ato të një bretkose të gjelbër, ndaj dhe nuk
            i mbante me qejf, sepse shegertët e tjerë talleshin vazhdimisht me të.

            Usta Vetullngrysuri e kish urdhëruar t’i vishte vetëm të dielave. Kur
            kuptoi se nuk kishte rrugë tjetër, se duhej t’i vishte ato pantallona,
            Hlapiti filloi të zbavitej edhe vetë me to. Sa herë që vishte pantallonat
            e gjelbra, bënte “kuak-kuak” mu si një bretkosë.
               Kur shegertët e tjerë panë se Hlapiti po zbavitej dhe vetë, nuk u
            tallën më. Ata filluan të luanin me të edhe të dielave, madje nisën ta
            donin më shumë. Vetëm se usta Vetullngrysuri nuk donte ta shihte
            me sy Hlapitin kur luante, ndaj menjëherë e thërriste në shtëpi.
               Kjo ishte jeta e Hlapitit tek usta Vetullngrysuri dhe, deri atëherë,
            nuk dukej aspak e bukur. Kushedi për sa kohë do të qëndronte
            Hlapiti atje, nëse nuk do t’i kishte ndodhur diçka që do t’i dukej e

            padurueshme.

                                                6
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13