Page 17 - Deri në frymën e fundit
P. 17

Anne Swärd                                               15

               Gjyshja nga babai, të paktën, ishte e kënaqur që do ta
            thërrisnin Lo. Emër që mbahej mend lehtë, dhe kjo ishte më e
            rëndësishmja.

                                         *
               Më pagëzuan në ditën e engjëjve mbrojtës, në tetor të vitit
            1969, një vit shprese me pak arrogancë në ajër. Hëna nuk dukej
            më edhe aq e largët, ndonëse ndriçonte me të njëjtën dritë të
            shkretë. Por tashti që njeriu e kishte prekur, nuk ngjante se i
            përkiste dhe aq shumë errësirës planetare. Sipas gjyshes sime, viti
            kur njeriu u ul në Hënë ishte i fundit kur ai arriti të tejkalonte
            vetveten në çdo gjë tjetër, përveçse në budallallëk.
               Kujtimi im i parë është një dritë e fortë që më vezullon drejt e
            në sy. Gjithmonë kam menduar se duhet të ketë qenë dielli, por
            në fakt, ishte llamba e tavanit e parë nga poshtë, teksa më kalonin
            prehër më prehër, në kuzhinën e mbushur me njerëz. Kaq shumë
            krahë e, megjithatë, nuk ndihesha e burgosur. Drita ishte e fortë
            dhe më ndriçonte vetëm mua. Të rriturit i ngrohnin duart me
            mua, zhytnin hundën në qafën time për të ndier aromën e një
            jete të re; më puthnin një e nga një, a thua se isha një relikt i
            shenjtë në kuti.
               Askush nuk e kuptonte si më kishin ngjizur, në cilën qoshe
            të errët të shtëpisë së madhe kishte ndodhur, të asaj shtëpie ku
            prindërit e mi jetonin si një familje bashkë me vëllezërit e motrat
            e tyre. Por, s’u mbetej tjetër, veçse ta pranonin idenë. Hallat e
            mia të reja, tezet, xhaxhallarët dhe dajat më tërhiqnin nga të
            gjitha anët. Nuk ishte parashikuar të vija në jetë, por tashti që
            isha aty, përqark kokës sime flokerrët, thurnin ëndrra për të
            cilat, fatmirësisht, isha ende e pavetëdijshme. Unë nuk duhej
            të lodhesha për asgjë tjetër, përveçse të ekzistoja. Tepër e rëndë
            për një fëmijë aq të vogël, barra e asaj anijeje të ngarkuar me
            pritshmëri.
   12   13   14   15   16   17   18