Page 13 - Deri në frymën e fundit
P. 13
Anne Swärd 11
të verës së vonë, frutat ishin plot, ishin ëmbëltuar e pjekur kaq
shumë, saqë mjaft t’i vështroje e mend të binin në pëllëmbë të
dorës. Gjërat ndodhin kur u vjen koha, nuk lypsej të ishe fetar
për ta besuar këtë.
Ndërsa shijonte zhegun e fundit të atij viti, ajo priste dhe
mblidhte fuqitë, siç i mbledh njeriu, pa e ditur sa do t’i nevojiten
më vonë.