Page 14 - Deri në frymën e fundit
P. 14
Lindja zgjati shumë
ëmija, që më në fund nxori kryet, nuk ngjante aspak me një
Fkajsi gjithë push dhe shkëlqim bojërozë, por me një eskimez.
Nuk e ndjeu se ia paskëshin vlejtur muajt e pritjes, shndërrimi
tronditës i trupit, mbërthimi i frikës që në dhimbjet e para të
lindjes, udhëtimi i çmendur mes mjegullës së dendur drejt
maternitetit, dhimbja e papërshkrueshme, ndjesia e braktisjes se
ishte e vetme në këtë botë dhe krejtësisht në mëshirë të fatit në
sallën e lindjes, në një spital bosh, dhe se po lindte si mundej,
pa as më të voglën ide se si lindej një fëmijë. Jo, nuk e ndjeu se
ia kish vlejtur barra qiranë, as mbas gjithë atyre gënjeshtrave që
i patën thënë më vonë, se nuk paskësh qenë vetëm, kur nuk e
dinin sa e vetmuar kishte qenë në të vërtetë.
Kur, mbas tri ditësh, këlyshi i balenës më në fund iu rrokullis
jashtë barkut si një top i madh dhimbjesh, ajo ia nguli sytë gjithë
habi. Duhej të kishte qenë djalë. Duhej t’i ngjante të atit. Meqë
ai ishte përgjegjës për atë rritje të pakontrolluar aty brenda, çka
kishte dalë prej saj, duhej të paktën t’i ngjasonte burimit të
vet. Por jo, së pari ishte vajzë, së dyti... me flokë kaq të zinj, sa
dukeshin sikur ia kishin ngjyer me zift.