Page 16 - Deri në frymën e fundit
P. 16
14 Deri në frymën e fundit
Ndoshta nuk ndodhi një mrekulli, por e tillë qe ndjesia kur
analizat dolën më mirë. Certifikata e lindjes, edhe pse vetëm një
copë letër, vërtetonte se e bija ekzistonte me të vërtetë; ajo krijesë
hundëzbehtë nën mbulesën e spitalit, që picërronte sytë në diellin
e bardhë e verbues të shtatorit. Do të quhej Anxhela Rafaela.
– Si? – tha me dyshim babai i ri.
Por tashmë e kishte vendosur, qysh në çastin që i kishte lindur
mendimi në krye. Përndryshe, do të sillte fatkeqësi. Anxhela
Rafaela, si kryeengjëlli Rafael me fuqi shëruese, sepse ky fëmijë
kishte shëruar veten dhe, me të drejtë, mund të besoje se një fuqi
hyjnore i kishte dhënë një dorë. A ndoshta vetëm majën e një flatre.
– Duhet t’i vëmë edhe një emër që të shqiptohet lehtë, – tha
ajo që sapo ishte bërë gjyshja nga babai.
– Mirë... Lo, – tha mamaja e acaruar. – A është i thjeshtë për
t’u shqiptuar?
Ishte i pari emër që i erdhi ndër mend.
– Anxhela Rafaela Lo Mord ? Kjo është çmenduri! – ia priti
1
2
babai.
Qoftë edhe vetëm “Lo Mord”, çmenduri mbetej.
Si guxonin të përziheshin në vendosjen e emrit të fëmijës së
saj! As që i shkonte ndër mend t’ia ndërronte emrin; do të ishte
njësoj si t’i kundërvihej fatit, si t’ia thithte jetën sërish nga vrimat
e vogla të hundës.
– David, e kam vendosur, – tha ajo, – herën tjetër, linde vetë
dhe quaje si të duash.
Gjithë verën, ndërsa pushonte në shezlong dhe mëkonte
fëmijën brenda vetes, ajo kishte lexuar fantazitë erotike të
3
Anaïs Nin-it , por emri i plotë i saj, Angela Anaïs Juana Antolina
Rosa Edelmira Nin Culmell, ishte tmerrësisht i gjatë.
1 rrëqebull (suedisht). (Të gjitha shënimet janë të përkthyeses.)
2 kunadhe (suedisht).
3 Shkrimtare amerikano-franceze (1903-1977).