Page 7 - Deri në frymën e fundit
P. 7
Dy fjalë
“Deri në frymën e fundit” është romani i tretë i shkrimtares
suedeze Anne Swärd, i botuar më 2010.
“Deri në frymën e fundit”, tashti m’u kujtua kjo shprehje, e
dëgjuar në një film që mbaronte me njërin që tradhtonte tjetrin,
ndonëse nuk e kisha kuptuar kurrë pse”, thotë protagonistja e
romanit. Filmi është “Deri në frymën e fundit” (À bout de souffle),
me aktorët Jean-Paul Belmondo dhe Jean Seberg. Protagonistja
e romanit është Lo. Ajo dhe Lukasi ia dinë përmendsh replikat
filmit.
Lo është fëmijë i vetëm në një familje me trembëdhjetë të
rritur. Ajo është e të gjithëve, por të jesh e të gjithëve do të thotë
të mos jesh e asnjërit, mendon ajo. Lukasi është fëmijë i vetëm
me një baba që as nuk flet vetë suedisht, as nuk ia ka mësuar të
birit hungarishten. Lukasi nuk është i askujt. Takohen një verë të
nxehtë, në fshatin e humbur ku banojnë, në jug të Suedisë. Loja
pa mbushur shtatë vjeç, Lukasi është trembëdhjetë.
Ky takim do t’ua shënojë gjithë jetën. E kaluara, me sekretet e
pathëna të familjeve, u sillet mbi krye herë si zog grabitqar, herë si
zog vajtues. E tashmja u ka ngecur në llumin e liqenit, që nuk është
liqen, edhe pse ata e quajnë ashtu. E ardhmja është një film në
reprizë. Por jeta nuk pranon të përkufizohet. Kur Loja rend nëpër
botë mbas dashurive të çastit, kur Lukasi hedh në zjarr të gjitha
orenditë e shtëpisë së babait, kush e di çfarë forme vendos ajo të
marrë? Një fund i lumtur a një fund tragjik?
Entela Tabaku