Page 9 - Deri në frymën e fundit
P. 9
Orë me diell
jo shtrihej çdo ditë në shezlongun e verandës, numëronte orët
Ame diell, pinte ujë me akull, merrte një sy gjumë. Përpiqej
të mos mendonte për cigaret: për aromën e ëmbël të duhanit të
freskët, shijen e butë të tymit, shushurimën e dashur të një pakete
të sapohapur Silk Cut dhe për ngrohtësinë sensuale që mbush
gojën. I dukej sikur ishte shtatzënë me një kajsi gjigante. Barku
i fryrë dhe i tendosur i qe mbuluar me push dhe, sa herë babai i
ardhshëm dhe vëllezërit e tij e shtypnin me gishtërinjtë e tyre të
pistë, ai shfaqte një butësi të paepshme. Mbante aromën e frutave
të pjekura në diell dhe ata do t’ia kishin ngulur dhëmbët, sikur
ajo të mos i ndalonte: Jo! Nuk është pjekur ende. Edhe tri javë në
diell. Tri javë? Ata kishin kaq kohë që prisnin, si mund të duronin
më gjatë? Por ajo i shtynte tej atë dhe vëllezërit e tij. Tashti për
tashti, le të mjaftoheshin duke e kundruar. Edhe për disa kohë,
ky fryt magjik do të ishte vetëm i saji.
Ajo vërente si i errësohej, fryhej e tendosej barku në një hark të
ngritur përkundër dritës. Shijonte atë ngrohtësi të fundit që kish
mbetur nga vera; përpiqej të mos e shpinte mendjen te cigaret, tek
e ardhmja apo tek ai. Te tjetri. Sepse, siç kishte lexuar diku, pasioni
i dashurisë është një folie à deux. Tashmë, këtë e dinte nga përvoja
e vet. Më e keqja ishte që mjaftonte të çmendeshin edhe vetëm
përgjysmë të dy: përfundimi ishte sërish një çmenduri e plotë.