Page 15 - Ndjenja e kohës
P. 15

Giuseppe  Ungaret ti                                      13


               Dhe një vëzhgim i fundit, një ndjesi që më ka lindur gjatë punës
           ka qenë ngjashmëria e madhe në tematikë e Ungaretti-t me poetin
           tonë lirik, Lasgush Poradeci. Tematikat e peizazheve, sidomos “të
           liqerit pa kufir”, të metafizikës, kapërcimit në kohë dhe në vend,
           përtej universit, përjetësia e bërë njësh me natyrën, dashuria, që
           ndonëse te Ungaretti na vjen më e fshehtë, janë çështje të përbashkëta
           që i lidh një fill i padukshëm filozofik. Kështu, të dy poetët kanë
           një poezi me të njëjtin titull “Korrik”, në të cilën perceptimi për
           stinën e verës, përkundër gjithë imazhit të gëzueshëm që ka njeriu
           për të, përbashkohet në ndjenjën e zhuritjes, e thatësirës, e rreshkjes
           së natyrës dhe shpirtit njerëzor. A e njihte vallë, Poradeci punën e
           Ungaretti-t? Mos ndoshta të dy janë frymëzuar nga të njëjtët poetë
           simbolistë? Të dy kanë jetuar pak a shumë në të njëjtën periudhë,
           me një dhjetëvjeçar diferencë (Ungaretti lindur më 1888, Poradeci,
           1899), studimet e Ungaretti-t e shpunë në Francë, kurse Lasgushin
           në Austri, por ndërkaq, ndikimi i simbolizmit francez kishte
           pushtuar gjithë botën. Të miat, janë thjesht rravgime, pa asnjë bazë
           shkencore, por ndoshta nga një intuitë e momentit mund të lindë
           një zbulim interesant dhe të bëhet objekt studimi nga studiuesit e
           fushës.


               Më shumë se një herë, kam ndier druajtjen e natyrshme në
           do të mundem ta shpie deri në fund këtë projekt të madh dhe
           me peshë të jashtëzakonshme, por tashmë më duhet ta mbyll këtë
           dorë të parë, do ta quaja, me shpresën për t’iu rikthyer, ashtu si
           dhe Ungaretti rishkrimit të poezive, në një moment më të pjekur
           profesionalisht.


                                                              Aida Baro
   10   11   12   13   14   15   16   17   18