Page 14 - Ndjenja e kohës
P. 14

12                                    Ndjenja e kohës



             Natë mbytëse ish
             Kur befas çataj bojëmanushaqe pashë
             Në një sqetull kinse të paqtë.


             Vetë fjala e zgjedhur prej tij ascella/sqetull është një hapax (fjalë
          ose shprehje, që gjendet vetëm një herë) në poezinë ungaretiane
          dhe përdorimi i kësaj fjale krejt atipike në ligjëratën e tij, duhet të
          na ngrejë qimet e kokës përpjetë. Si në gjuhën shqipe, ashtu dhe në
          atë italiane, “sqetulla” nuk ka vetëm kuptimin e parë, atë të pjesës
          së thelluar rrëzë krahut, por edhe “vend si gropë rrëzë një mali”,
          “vend i thelluar, aty ku nis të ndahet gjethja nga dega ose një degë
          nga trupi i pemës”, ndaj dilema që lind është e tillë: sqetulla në
          këtë rast tregon trupin femëror, apo është një metaforë që fsheh
          domethënien më të guximshme për “vulvën”? Mirëpo Ungaretti,
          duke qenë jo vetëm hermetik dhe simbolist, por edhe njeri etik, na
          jep të kuptojmë që më shumë gjasa ka të jetë kjo e dyta, sidomos
          duke parë dhe çatajt bojëmanushaqe, pra kanosjen që ndien ai para
          këtij akti jo të lumtur. Ndaj, pavarësisht shumë sinonimeve që blova
          gjatë, si “gropë”, “gavër”, “zgavër” etj., që mund t’i përshtateshin
          imagjinatës së vulvës, vendosa të jem besnike e Ungaretti-t dhe të
          zgjedh për përkthim po “sqetull”, që edhe në shqip është fjalë aspak
          poetike dhe po aq e rrallë ta gjesh në poezi, në mos po, fare.


             Shembuj të tjerë problemorë janë të shumtë, sa nuk do të
          mjaftonin net të gjata dimri për t’i treguar dhe për t’i ballafaquar
          me tekstin, por pikërisht për këtë, menduam që të vendosnim edhe
          tekstin origjinal përkrah atij të përkthyer. Ndoshta, një vendim i
          tillë mund ta nxjerrë zbuluar përkthyesen në zgjedhjet që ka bërë,
          si para syve të ekspertëve të përkthimit dhe poezisë, ashtu dhe para
          lexuesit të thjeshtë, por po e ndërmarrim në sy rrezikun.
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18