Page 11 - Ndjenja e kohës
P. 11

Giuseppe  Ungaret ti                                       9


           para pas luftës [...] ishin përqendruar të gjitha në gjetjen e një rendi
           [...] rilexoja përulësisht poetët, poetët që këndojnë [...] kërkoja
           këngën e tyre. [...] ishte kënga e gjuhës që kërkoja në vazhdimësinë
           e saj përmes shekujve [...] ishte rrahja e zemrës sime që doja ta
           ndieja në harmoni me rrahjen e zemrës së më të mëdhenjve të një
           toke përgjithnjë fort të shtrenjtë.”
               Temat që rrok në këtë përmbledhje nisen nga njeriu, nga jeta si
           mister. Njeriu është pre e kohës, ndjenja e përkohësisë, marrëdhënia
           me të tashmen, të shkuarën, të përjetshmen, me atë çka është
           fluturake dhe e parrokshme, krijimi dhe shkatërrimi, jeta dhe
           vdekja, feja dhe transhendentalja, marrëdhëniet që vendos njeriu
           me përjetësinë, kërkimi i Zotit, rrjedha e kohës, ndryshimi i saj,
           koha që na mbetet për të jetuar, janë disa prej gurëve të kurorës së
           “Ndjenjës së kohës”. Në esenë “Ungaretti komenton Ungaretti-n”,
           ai shkruan: “Te ‘Ndjenja e kohës’, janë tri momente mbi mënyrën
           se si e ndiej unë kohën. Në të parin, përpiqesha të ndieja kohën në
           peizazh si thellësi historike; në të dytin, një qytetërim i kërcënuar
           me vdekje më shtynte të meditoja mbi fatin e njeriut dhe për ta
           ndier kohën, efemeren, në marrëdhënie me të përjetshmen; pjesa
           e fundit e ‘Ndjenjës së kohës’ ka si titull ‘Dashurinë’ dhe në të zë e
           kuptoj plakjen dhe shuarjen e vetë mishit tim.”
               Duke pasur parasysh këtë kompleksitet temash, metrikash,
           ritmesh, analogjish, alegorish etj., për mua, nuk ka qenë një
           rrugëtim i lehtë njohja nga afër me poetin, sepse gjuha e tij e
           lartë, simbolika dhe zbulimi i saj, e shndritshmja që del në pah
           duke rrëmuar në të errëtën e tij, është si puna që duhet bërë për të
           pastruar e gdhendur faqet e diamantit.
               Sa herë pandehja se i isha afruar, gati në të rrokur, aq herë ai
           më shtynte tej, më bëhej i errët, ndonëse shfletoja pa fund libra,
           ese, shkrime nga kritikët e tij më të mirë si Carlo Ossola dhe Leone
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16