Page 12 - Ndjenja e kohës
P. 12

10                                    Ndjenja e kohës



          Piccioni. Udhëtimi në Itali dhe qëndrimi në Shtëpinë e Përkthimeve
          të Romës më ndihmoi të shikoja edhe njëherë Romën, tashmë me
          sytë e Ungaretti-t, por ndonëse ai e percepton qytetin e përjetshëm
          si një ndjenjë boshllëku, unë e ndiej të mbushur me poezinë e tij
          teksa “e hirta lodron kudo mbi katedrale”.
             Problemet e hasura në përkthim janë të shumta: vargjet
          hermetike, lakonizmi dhe mendimi i koncentruar në shumë
          pak fjalë, vargje të rregullta për nga metrika, vargje të errëta,
          vargje polisemantike, vargje të shkëputura nga njëri-tjetri nga
          hapësira të mëdha dhe boshe mes strofave, përdorimi origjinal i
          analogjisë, aliteracioni i hasur në shumë poezi. Dhe në gjithë këto
          dilema, ajo që mbetet më kryesorja është humbja. Përkthyesit
          i duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë mes humbjes në kuptim
          dhe humbjes në muzikalitet. Ndonëse poezia e Ungaretti-t nuk
          ka rima dhe në këtë kuptim është më e thjeshtë, në pamje të
          parë, po t’i heqim muzikalitetin, ritmin e brendshëm, melodinë
          të cilën Ungaretti e përpunonte me vesh, kushedi se sa herë, në
          gjithë ripunimet që u ka bërë poezive, do të thotë t’u heqësh
          shpirtin vargjeve.
             Por për mua, kusht i pakthyeshëm është besnikëria ndaj
          kuptimit, ndaj duke mos hequr dorë nga ky qëllim i parë, jam
          përpjekur që, atje ku ka qenë e mundur, të sjell dhe të riprodhoj
          muzikalitetin e vargut të tij, sigurisht jo me të njëjtat nota, sepse
          transpozimi i gjuhëve e bën të pamundur këtë gjë.
             Një prej figurave retorike më të përdorura nga Ungaretti është
          aliteracioni. Këto janë disa raste fatlume, kur mendoj se, pas shumë
          e shumë variantesh, kam arritur të ruaj muzikalitetin e vargut,
          qoftë edhe pjesërisht.
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17