Page 1 - Saga e familjes Maia
P. 1

Karlos da Maia, trashëgimtar i një prej dyerve më të mëdha
            aristokrate në Portugalinë e mesit të shekullit XIX, është i pasur,
            i pashëm, bujar e i zgjuar. Familja ka varur tek ai gjithë shpresat
            dhe ambiciet shoqërore. E shkuara e lavdishme dhe e tashmja e
            pakënaqshme bashkëjetojnë brenda tij gjatë gjithë kohës. Një dandy
            i suksesshëm, historia e dashurisë e të cilit me Maria Eduardën vë në
            lëvizje një sërë rastësish, që gërshetojnë në mënyrë kumbuese fatin e          José Maria Eça de Queirós
            Karlosit me atë të të atit dhe përhapet në gjithë shoqërinë portugeze.
            “Saga e familjes Maia” rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat
            e humbura dhe dekadencën e kulturës dhe shpirtit portugez.
            I konsideruar si “Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez”
            nga shkrimtari nobelist José Saramago, “Saga e familjes Maia” është
            një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane,
            me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për
            tragji-komeditë shekspiriane.


           Me një stil të pasur, me një rrëfim plot pasion dhe me humor të hollë,
           Eça de Queirós analizon pa frikë dekadencën shoqërore të epokës dhe
           vendit të vet.
                                                          The New York Times

           Eça de Queirós ka kapur thelbin e shtresëzimit shoqëror të familjes dhe
           mënyrën e ndikimit të erosit në jetën personale. Romani kristalizon
           mashtrimin më të madh të një shoqërie incestuoze, të një shoqërie që
           po shkon drejt zhbërjes.                                                        Saga e familjes Maia
                                                            Pubblishers Weekly

                           KLASIKËT BOTËRORË                                                                                  KLASIKËT BOTËRORË

           Romanet e Eça de Queirós, të mbushura me provokime seksuale dhe
           të egra nga ana sociale, që trajtojnë histori dashurie dhe skandale mes
           klerit dhe klasës së mesme, konsiderohen si pararendëse të realizmit në
           Portugali.
                                                         The New York Review
                                                                                                           Saga e familjes Maia



                                                                                                                    José Maria Eça de Queirós
           Çmimi 1600 lekë
                                @BotimePegi
   1   2   3   4   5   6