Page 1 - Kam shumë për të thënë
P. 1
Christophe Van Gerrewey
Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis t’i shkruajë
një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është t’i tregojë asaj sa shumë gjëra kanë
ndryshuar që nga ndarja e tyre. Teksa shkruan, ai fillon të kuptojë se atë letër nuk do ta
dërgojë kurrë, madje fillon të fantazojë se ndoshta duhet ta botojë atë. Nga ana tjetër, Christophe V
dërguesi dhe marrësja e letrës marrin jetë dhe shkëputen pak nga pak nga autori.
Marrësja kthehet në një rrëfimtare të dytë, duke i dhënë frymë një tjetër historie, një
varianti të dytë, një interpretimi të ri të historisë së tyre. Ky akt fillimisht “hakmarrës”
shndërrohet në një dialog që skicon vështirësitë e historive moderne të dashurisë.
Romani duket se eksploron botëkuptimin tonë mbi dashurinë, me anë të një historie
dashurie në dukje të thjeshtë, duke e shpalosur atë ngadalë e duke nxjerrë në pah an Gerrewey
kontradiktat themelore të idealit dashuror.
Ky roman largohet nga normat e zakonshme të stilit apo strukturës formale dhe
paraqet një thellësi mendimi, që e shtyn lexuesin të identifikohet me rrëfimtarin si të
ishte një bashkautor. Përktheu: Irena Rama
“Kam shumë për të thënë” fitoi Çmimin e Debutuesve në vitin 2014, në Belgjikë, si
dhe arriti ndër finalistët e disa çmimeve letrare belge. Në vitin 2016, fitoi Çmimin
Europian për Letërsinë.
Është e vështirë të imagjinohet se sa e mërzitshme mund të jetë jeta martesore
dhe sa të kota janë përpjekjet për ta mbajtur në këmbë një martesë të
pashpresë. Vështirë të imagjinohet se sa patetikë bëhen njerëzit kur bie
fjala për dashurinë, se si ankohen dhe u shmangen disa të vërtetave, se si
ngecen në vendnumëro në jetën e tyre dhe, të mbytur nga keqardhja për veten, kapen pas
emocioneve të përjetuara në të shkuarën.
Dashuria nuk mungon si temë në veprat letrare, por janë të paktë ata që kanë arritur Kam shumë për të thënë
të shkruajnë për të në një mënyrë kaq të zgjuar sa i riu flamand, Christophe Van
Gerrewey... Duket i aftë të sjellë në jetë edhe gurët.
Volkskrant
Ky mjeshtër i stilit shkëmben, pa u sforcuar, deklarata lirike dashurie e urrejtjeje me
kritika shoqërore e letrare thumbuese.
NRC Handelsblad
Një vepër debutuese tërheqëse dhe bindëse.
De Standaard
Çmimi 600 lekë

