Page 7 - Kam shumë për të thënë
P. 7
ë duhet të të mbaj në këtë fjali të parë si një shami të
Mmbledhur shuk dhe pastaj, ashtu siç bën klouni, të të
nxjerr prej andej si një buqetë. Kështu duhet të fillojë një letër:
me cilësitë më të veçanta, të shprehura me një mbiemër të vetëm
(mundësisht i paraprirë nga një ndajfolje), ndjekur nga emri i
të adresuarit, që jo domosdoshmërisht e dinë të gjithë, por që
shpesh është një variant, i cili tregon marrëdhënien që ekziston
midis dërguesit dhe marrësit. Në këtë rast, një hyrje e tillë është
e pamundur, për shumë arsye. Gjithsesi, kjo nuk është një letër,
kështu që s’jam i detyruar të të drejtohem dhe të të rrëfej ty – të
rrëfej për ne dhe për atë që ndodhi mes nesh. Ky është një lloj
teksti, në të cilin vlejnë të tjera rregulla.
* *
Ndodhem në një shtëpi që ti e njeh mirë, në shoqërinë e
veçantë të dikujt me të cilin ke jetuar nën një çati, ndoshta jo dhe
aq gjatë, por sidoqoftë mjaftueshëm. Sa arrin ta njohësh mirë një
mace, vallë? Sa kohë, sa situata duket të kalojnë që të mësohesh
me një kafshë, dhe çfarë mbetet nga gjithë ai afrimitet, pasi i ke
thënë lamtumirë? Muajin që vjen, unë do të banoj në këtë shtëpi,
e cila nuk është imja, por e disa miqve që do të ikin me pushime
për katër javë. Do të banoj aty, sepse ata nuk mund ta marrin

